Plagosën me thikë një 19 vjeçar, arrestohen dy shqiptarët në Itali

AKTUALITET


Dy 20 vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi sulmuan me thikë një 19 vjeçar në Rimini të Italisë. Sipas raportimeve, ata e kanë sulmuar të riun për para dhe cigare. Të paktën ky është versioni që ata kanë dhënë në polici pas arrestimit.

I riu është ndaluar nga dy shqiptarët mbrëmjen e së dielës, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare.

Pasi kanë shkuar për të blerë paketën, i kanë kërkuar para. Kur ka refuzuar, e kanë goditur me thikë në bark.

Dy të rinjve shqiptarë, policia iu gjeti në makinë drogë, para të gatshme dhe thikën me të cilën plagosën 19 vjeçarin./abcnews.al



Skip to toolbar