Plagosi me armë zjarri të riun në Fier, kush është 27-vjeçari i shpallur në kërkim

AKTUALITET


Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se tentoi që të vrasë me armë zjarri një të ri, duke e plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor në lagjen “Apollonia” në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Elvis Krasniqin, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin Endri Meçalliu. Aktualisht ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po procedohet penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” kushëriri i autorit, Klajdi Profka.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.




Skip to toolbar