Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.
Pas kërkimeve në zonë, grupi hetimor ka arritur të gjejë armën e krimit, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen e sotme. Arma e zjarrit u gjet e hedhur pranë një pallati, i cili ishte në ndërtim e sipër.
Policia njoftoi se kishte identifikuar autorin e ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.Bëhet fjalë për shtetasin K.Kamberi.
Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi Geri Bitri, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, të cilët janë transportuar te Trauma.
Mësohet se dy prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë.