Plagosja e efektivëve, Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe FNSH në Mamurras

AKTUALITET


Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt në Shkodër, janë nisur këtë mesditë drejt Mamurrasit, aty ku u plagosën dy policisë dhe një qytetar, pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash.

Nderkohe FNSH Shkodër ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Gjithashtu, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore.




Skip to toolbar