Plagosja në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe dhe vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar për plagosjen e 24-vjeçarit Jaser Osmani.  Sipas policisë, autorin e dyshuar për ngjarjen është një 46 vjeçar, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 46-vjeçari, pas një konflikti të çastit me shtetasin Jaser Osmani, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet po kryejnë kontrolle për kapjen e 46-vjeçarit.





Skip to toolbar