EMRI/ Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mësohets e është vrarë me armë zjarri i riu Pavlin Preka.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Pavlin Preka rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Skip to toolbar