Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pagesat bëhen në disa etapa, bazuar në reformat që këto vende kanë zbatuar për t’u përshtatur me standardet e BE-së.
Shqipëria do të marrë këstin e parë prej 99.3 milionë eurosh, prej të cilave 46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Mali i Zi do të marrë këstin e dytë prej 8.1 milionë eurosh, përfshirë 3.8 milionë euro që do të shkojnë direkt në buxhetin shtetëror dhe pjesa tjetër për projekte infrastrukturore përmes WBIF.
Pas miratimit nga Bordi i WBIF, këto fonde do të mbështesin projekte infrastrukturore në sektorë si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi dixhital dhe i kapitalit njerëzor, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Që nga fillimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, shumat totale të disbursuara arrijnë në 99.3 milionë euro për Shqipërinë, 18.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 25 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.
Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian
