‘Plas’ në Kuvend! Pezullohet seanca plenare, Berisha dhe deputetët e tij bllokojnë foltoren

Më të fundit


Ka nisur me debate të forta seanca e sotme në Kuvend. Rrëzimi nga mazhoranca e një kërkese të opozitës për debat lidhur me heqjen e mandatit të deputetes, Olta Xhaçka ka sjellë debate mes palëve.

Seanca plenare është pezulluar pasi Sali Berisha dhe disa deputetë bllokuan foltoren. Nga ana tjetër drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën per disa minuta, teksa është ndërprerë gjithashtu edhe transmetimi live.


Situata e tensionuar u krijua pasi deputetë të opozitës shprehën mosdakordësinë e tyre për kohën që iu ishte lënë në dispozicion për të folur.

“Pse unë kam dy minuta kohë ndërsa kolegët e tjerë kanë nga 10 dhe 20 minuta. A është kohë folje kjo 2 minuta? Këtu flisni ju dhe pastaj emëroni edhe ndonjë vasal tuajin për të lexuar hartim në emër të opozitës, por jo për të bërë opozitë dhe pastaj dilni e ikni të qeshur nga këtu. Kjo është turp”, tha deputeti Flamur Noka, para se ai dhe kolegë të tij të shkonin drejt foltores.

Sakaq, Berisha ka dalë live në Facebook dhe ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës.




Skip to toolbar