“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares”, flet prokurori i kërcënuar

AKTUALITET


Zbardhen detaje të reja nga kërcënimi i prokurorit të vetëm të Përmetit, Asllan Bajrami.

Gazetarja Klodiana Lala, ka kontaktuar me prokurorin Bajrami, i cili ka thënë se plumbin e ka gjetur në pjesën e jashtme të dritares së zyrës së tij.


“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares së zyrës. Zyra ime është brenda godinës së Gjykatës së Përmetit, ku ushtrojnë detyrën edhe tre gjyqtarë, dhe që është pronë e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë sapo kam parë plumbin, i jam drejtuar policisë”, ka thënë prokurori për gazetaren Lala.

Ndërkohë, kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ku pritet të merren edhe kamerat e institucionin, si dhe të pyeten gjyqtarë e civilë për të hedhur dritë mbi të vërtetën.




Skip to toolbar