Ndiqte hajdutët e lopës, mjeti del nga rruga. Vdes shoferi, plagoset i biri

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në vendin e quajtur “Tre urat” në Divjakë ku si pasojë shoferi i automjetit tip Ford ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa djali i tij është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5.30 të mëngjesit kur automjeti ka dalë nga rruga duke i marrë jetën në vend shoferit 57-vjeçari ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij.


Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë djali i tij  Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacionit paraprak të policisë, të ndjerit rreth orës 3 të natës i kanë vjedhur lopën. Ai ka marrë makinën dhe është vënë në ndjekje të hajdutëve që i vodhën lopën dhe që u larguan me furgon. Ka humbur kontrollin e metit në urë dhe ka përfunduar në kanal. Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e hajdutëve.




Skip to toolbar