Po niseshin për ndeshjen e Champions, konfirmohen raste me COVID-19 tek ekipi spanjoll

AKTUALITET


Lajmi është i bujshëm, dhe mund të rrezikojë rrugëtimin e Atletikos së Madridit në “final eight” të Champions League, që luhet e gjitha në Lisbonë.

Spanjollët e drejtuar nga Diego Siemone, që do të ndeshen me gjermanët e Lajpcigut, janë shokur nga lajmi se dy persona brenda ekipit kanë rezultuar pozitivë ndaj testit për COVID-19.


Testimi është kryer të shtunën, ndërkohë që nesër pritej transferimi në Lisbonë ku të martën është parashikuar ndeshja.

Atletikos do t’i duhet të kryej sërish testet e 92 pjesëtarëve të saj që do të udhëtojnë për në Portugali, ndërkohë që dy personat e infektuar, të cilëve nuk i bëhet për momentin i ditur identiteti, janë të izoluar në banesat e tyre. Ekipi spanjoll ka shtyrë për momentin nisjen në pritje të rezultateve.




Skip to toolbar