“Po përjetojmë valën e dytë të…”, Frrok Çupi: Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Sali Berishës

Më të fundit


TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla tha se aktualisht publiku shqiptar po përballet me valën e dytë të Berishës.

Ai theksoi se kjo valë, shquhet tek përpjekja që po bëjnë njerëzit e tij për ta rikthyer sërish në skenën politike.


“Ne po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Vala e parë ishte ndëshkimi nga ligji dhe vala e dytë është përpjekja e njerëzve të tij për ta sjellë në skenë”, tha ai.

Analisti u shpreh se nga keqqeverisja e Sali Berishës ka pasur “mijëra viktima” nga mungesa e drejtësisë dhe shtetit.

“Të gjithë këta njerëz duhet të jenë të ndërgjegjshëm për një gjë dhe janë praktikisht se po përsërisin të njëjtin krim duke i ofruar viktimës, të njëjtin kriminel, autor, të njëjtin faktor, je duke ringjallur dhe përsëritur të njëjtën gjë. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Sali Berishës dhe këto që bëjnë këtë gjë, do të thotë se duhet të mendohen mirë. Të gjithë janë prekur nga shëmtimi i shtetit gjatë asaj periudhë, nga deformimi i drejtësisë”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar