“Po rrëmon njerëz të fuqishëm”, Dervishi: SPAK nga të gjitha palët

Më të fundit


Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se SPk po përballet me sulm të kombinuar nga të gjitha palët, sepse po zbulon afera të njerëzve të fuqishëm.

“Ata janë të mbytur edhe me punë si një polic.. ata janë të ngarkuar me dosje. Sulm i mbështetësit më të madh të Reformës në Drejtësi Edi Ramës. Ajo që duket dhe preket është në vijimshmëri dhe që më duket se po mbyll  komplet rrethimin. Rrethi është i plotë kundër SPAK, për mua SPAK është baras, po përballet me sulm të kombinuar me të gjitha palët. SPAK ka filluar dhe po rremon aty ku ka njerëz të fuqishëm. Dalja e kryeministrit ishte e njëjta gjë sikur i përcaktoi parcelën, pra jo vetëm që duhet të merresh me Berishën dhe Metën, por duhet të merresh edhe me nja dy kryebashkiakë që do të japim ne, një shatanzh i SPAK se pas SPAK janë SHBA, nuk e di ku i çon mendja”, tha Dervishi.


Pas sulmit të kreut të qeverisë Edi Rama, i cili krijoi shumë debat, kryeprokurori Arben Kraja dha llogari sot para një tjetër institucioni nga i cili varet SPAK, KLP-ja.

Arben Kraja u ankua në Këshill për volumin e lartë të përgjimeve që nuk mundësohet të zbardhen në kohë, mos plotësimin e BKH me kuotën prej 60 hetuesish dhe madhe edhe për drejtoreshën e Byrosë për të cilën theksoi se kishin këndvështrime të ndryshme.

Megjithëse nuk e shtjelloi më tej duke shtuar se të huajt kanë dhënë rekomandimet e tyre, ajo për të cilën ankohet Kraja në raport me Hajnaj, lidhet me trajtimin që SPAK i bën BKH si polici gjyqësore në një kohë që ata kanë rolin e hetuesit. pikërisht këto pozita po lufton që të ruajë Aida Hajnaj , për të cilat u premtua se do ishin modeli i FBI amerikane.

SPAK vijon të kërkojë më tepër ambiente dhe më tepër staf. Kreu i KLP paralajmëroi Arben Krajën se qeveria e prokurorisë së shpejti do nisë vlerësimin e të gjithë prokurorëve në rang vendi, ku nuk përjashtohen as prokurorët e posaçëm.