Podgorica nuk pranon anëtarësimin në grup në BE/ Milatoviç: Mali i Zi anëtari i BE në 2028

BOTA


Në forumin ekonomik të Athinës Presidenti malazez Jakov Milatoviç nuk e pranoi propozimin e homologes sllovene drejtuar Brukselit që të anëtarësojë në grup shtetet ballkanike. Milatoviç tha se Mali i Zi duhet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.

Jakov Milatoviç, President i Malit të Zi: Nga dhjetë vendet kandidate për anëtarësim në BE Mali i Zi është më i avancuari ekonomikisht, ka përdorur Euron që nga viti 2001. Vendi aktualisht qeveriset nga një brez i ri i politikanëve kështu që tani synimi ynë është të bëhemi shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.


Lufta në Ukrainë sipas Milatoviç shërbeu si një alarm zgjimi, sepse tashmë kuptohet se zgjerimi i BE-së ka të bëjë edhe me sigurinë e kontinentit evropian.




Skip to toolbar