Polici lejoi të kalonte jashtë shtetit Elidon Çelën, i riu u kap me mbi 500 mijë euro të padeklaruara

AKTUALITET


Personi që është ndihmuar për të kaluar jashtë territorit shqiptar nga polici Gledis Lushi, sipas burimeve është Elidon Çela.

I riu nga Lushnja është pronari i Agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në portin e Durrësit në tetor të vitit të shkuar me 522 mijë euro të padeklaruara.

Në dhjetor të 2022, Çela u lirua me masë më të butë sigurie, me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës.


Por në 14 shtator, Gjykata e Lartë i ndryshoi sërish masën dhe e riktheu në burg, duke e shpallur Elidon Çelën në kërkim.

Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator, pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi që të kalojë në mënyrë të kundraligjshme.

Sipas burimeve, Çela ka rënë në prangat e policisë pak ditë më parë, pasi është riktheyr sërish në Shqipëri, po përmes portit të Durrësit.



Skip to toolbar