Policia e Shtetit aksion antidrogë, burime: Mbi 100 të arrestuar në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka realizuar një operacion kombëtar antidrogë. Në fokus të këtij aksioni, i cili është vazhdim i operacionit “Tempulli”, ka qenë kryeqyteti.

Sipas informacioneve siguruar nga mediat, bëhet me dije se mbi 100 persona janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa në rang vendi janë arrestuar mbi 200 persona në total.


Bëhet me dije se janë goditur disa grupe që shpërndajnë droga të forta e të lehta.

Pritet që policia të dalë me një komunikim për mediat në lidhje me operacionin kombëtar antidrogë.




Skip to toolbar