Policia në zgjedhje, Celibashi: Të tregojë paanësi

Më të fundit


Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se Policia e Shtetit dhe KQZ kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për standardet në zgjedhje.

Gjatë fjalës së tij në trajnimit e policisë për procesin zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Celibashi tha se Policia duhet te tregojë paanësi në proces dhe mos të demonstrojë preferenca partiake.


“Policia e Shtetit dhe KQZ janë dy institucione me status të përcaktuar në raport me zhvillimin e zgjedhjeve. Janë dy institucione të pavarura, ku Kushtetuta apo ligjet e tjera, e përcaktojnë Policinë si një strukturë përgjegjëse, por ana tjetër e obligon atë që të tregojë këtë paanësi. SI KQZ, edhe policia ka rol të dorës së parë për administrimin e zgjedhjeve. Janë dy institucionet e tyre si për mirë dhe për keq, në arritjen e standardeve të tyre.

Nga njëra anë do të duhet të demonstrojë punën e saj, veprimet që do të duhet të realizojë në kuadër të zgjedhjeve. Drejtuesit e policisë nuk duhet të jenë të angazhuar që të marrin pjesë në fushatë, do të duhet të qëndrojnë të paanshëm dhe duhet të tregojnë që janë. Duhet të ketë kushte dhe të krijojë mbrojtje për të gjithë. Policia duhet të ketë besimin e publikut, duhet të mbrojë të drejtat e njeriut. Duket se palët e kanë pranuar tashmë se Policia e Shtetit është një strukturë që garanton siguri për qytetarët, ndaj i janë besuar të tjera detyra. Policia ka disa angazhime edhe përpara zgjedhjeve.”, tha Celibashi.




Skip to toolbar