Policia përdor plumba gome, protestuesit nuk ndalen. Ja çfarë po ndodh në Mianmar

BOTA


Policia në Mianmar ka qëlluar me plumba gome gjatë një demonstrate në kryeqytetin Nay Pyi Tau, ndërsa njerëzit sfidojnë përpjekjet për t’i dhënë fund protestave në disa ditë.

Topat e ujit u përdorën më herët për të shpërndarë protestuesit, të cilët po kërkojnë rivendosjen e demokracisë pas një grushti shteti që largoi qeverinë e zgjedhur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.


Ushtria ka publikuar ndalime në tubime të mëdha publike dhe ka futur opsionin e shtetrrethimit gjatë natës në disa qytete. Mirëpo, sërish protestat kanë vijuar intensivisht në disa qytete të Mianmarit.

Udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing paralajmëroi të hënën se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse ai nuk lëshoi ​​një kërcënim të drejtpërdrejtë për demonstruesit.

Të martën, burime për BBC bëjnë me dije se policët në vend kanë qëlluar mbi protestuesit me topa gome. Një demonstrues ka deklaruar për mediat e huaja se policia fillimisht qëlloi në afër, ndërsa më tej me plumba të gomës.




Skip to toolbar