Politikanë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi në Lezhë për 577-vjetorin e Besëlidhjes

AKTUALITET


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë mbledhur në Lezhë sot për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Të shoqëruar nga mbështetës dhe qytetarë të Lezhë, ata marshuan në bulevardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhës. Më pas vizituan dhe vendvarrimin e Gjergj Kastriotit.


Ndonëse nuk kishte ndonjë organizim zyrtar, politikanë si Zijadin Sela, Kreu i Aleancës për Shqiptarët; deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Nik Gjeloshaj, kreu i komunës së Tuzit kanë mbajtur një fjalë të rastit.

Duke iu referuar Besëlidhjes së Lezhës, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet
dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër i Kosovës, fitues i zgjedhjeve shoqërohej nga punonjës të Gardës së Republikës.




Skip to toolbar