Porositi rrahjen e ish gruas, avokati Bengasi në gjykatë: Nuk kam lidhje, Dumani mashtrues

AKTUALITET


Avokati Alban Bengasi i cili dyshohet se ka porositur Nuredin Dumanin që të rrihte ish gruan e tij, këtë të premte në dëshminë e tij ka mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje dhe me atë çfarë ka deklaruar Dumani.

Sipas informacioneve mësohet se avokati në dëshminë e tij e ka cilësuar mashtrues bashkëpuntorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmagur hetimit.

Nga ana tjetër mësohet se prokurori Behar Dibra në seanca kërkoi shpjegimi nga Bengasi pse u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqipëri në momentin që dosja kaloi për gjykim.

Bengasi sqaroi se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë më ndërshmëri dhe pa asnjë kompremis.

Ndërkohë në vendimin e sotëm gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për avokatin Bengasi, i cili u arrestuar dy ditë më parë në Rinas nisi prej orës 12: 00 në Gjykatën e Posaçme, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.



Skip to toolbar