Porositi vrasje e Arjan Spahiut, ekstradohet në Belgjikë i shumëkërkuari nga Elbasani

AKTUALITET


Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arab kanë ekstraduar ditën e djeshme në Blegjikë, shqiptarin Franc Çopja alias Franc Gergely i akuzuar për vrasje me paramendim, konkretisht për vrasjen e Arjan Spahiut, në vitin 2020 në Elbasa.

Sipas autoriteteve belge të cilët janë marrë me hetimin e ngajrjes, motivi i krimit ka qenë larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte përplasje me kreun e klanit kundërshtar të drejtuar nga Erjon Alibej.


Ky i fundit i njohur me nofkën “Krymi”, mori drejtimin e grupit pas vrasjes së vëllait Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”, dhjetorin e 2018.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Alibej, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh.

Arjan Spahiu ishte viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminal, Alibej dhe Çopja, që nisi vite më parë me humbjen e një sasi prej 50 kg kokainë ne Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogën.




Skip to toolbar