Portali për gjobëvënie, përjashtohen nga AMP-ja Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri

AKTUALITET


Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas operacionit të policisë që u zhvillua të enjten.

Vendimi u mor sapo u publikua njoftimi i policisë se Omeri u arrestua për mashtrim kompjuterik ndërsa Selimi u shpall në kërkim.


Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe gazetari Ervis Hasanaga, 35 vjeç.

Kushtrim Selimi mbante pozicionin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së ndërsa Omeri ishte punonjëse e agjencisë në Drejtorinë Rajonale të Durrësit.

Këta tre persona, sipas Sektorit të Krimeve Kibernetike, kishin krijuar një portal ku publikonin informacione të rreme.

Portali në të cilin publikoheshin këto informacione ishte i paregjistruar në ndonjë organ shtetëror apo në qendrën kombëtare të biznesit dhe nuk figuronte në pronësi të ndonjë individi.

Qëllimi, sipas policisë, ishte denigrimi, duke publikuar materiale për gjobëvënie. Vetë gazetari pranoi se paguhej për të publikuar këto shkrime që i vinin të gatshme dhe se ai nuk i kishte verifikuar për vërtetësinë.




Skip to toolbar