Pranohet kërkesa e ish-prokurores Sevdari për rishikim të vendimit të KPA

AKTUALITET


Pranohet kërkesa e ish prokurores Antoneta Sevdari e cila kërkon rishikim të vendimit të Komisionit të Posaçëm i Apelimit, që e shkarkoi nga detyra më 28 shkurt të vitit 2019.

Më datën 17 prill, ora 10:00 do të mbahet seanca gjyqësore për vazhdimin e gjykimit të çështjes në themel.


“KPA ka pranuar kërkesën e Sevdarit, në shkurt të vitit 2019. KPA e ka shkarkuar përfundimisht nga detyra, por me vendimin e sotëm, kemi proces nga e para, Një seancë që do të nisë më 17 prill. Ka qenë Strasburgu që urdheroi KPA që të rishikojë vendimin e dhënë në vitin 2019. Ajo u sharkua në shkurt të vitit 2019. Në 2022, ishte Strasburgu që vendosi të pranojë kërkesën e Sevdarit.  KPA do të vijojë me kërkesën për rikthimin e saj në sistemin e drejtësisë.”

Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit vjen pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish prokurores.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.




Skip to toolbar