Pranuan humbjen, kush janë katër kandidatët që uruan kundërshtarët për fitoren

Më të fundit


Më 14 Maj shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun që duan për 4 vitet e ardhshme. Dhe siç e do një garë, dikush fiton e tjetri do humbë.

Në Shqipëri është e vështirë që të pranohet rezultati, megjithatë 4 kandidatë kanë treguar shembull qytetarie dhe kanë pranuar humbjen duke i dhënë dorën kundërshtarëve e duke i uruar për fitoren.


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’, Zef Hila në Vaun e Dejës uroi personalisht kundërshtarin e tij socialist që mori drejtimin e bashkisë. Ai i dha dorën Kristjan Shkrelit dhe i uroi mbarësi në detyrën e re.

“Këtu është një garë e normalisht që dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata e numërimit shkoi shumë normal dhe normal që njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”, i tha Zef Hila, Shkrelit.




Skip to toolbar