Prapaskenat, mediat greke: Dendias kishte urdhër të qartë, nëse provokohej …

BOTA



Mediat greke kanë zbuluar prapaskena nga ‘shpërthimi’ i ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me homologun turk, Mevlut Çavusoglou.

Sipas Protothema.gr, Dendias duhet të ketë pasur konsultim paraprak me kryeministrin Mitsotakis apo qeverinë greke për mënyrën se si do të sillej në Ankara. Në Greqi e bëjnë fakt se Dendias kishte marrëu urdhër të prerë që nëse provokohej duhet të përgjigjej menjëherë sipas rrethanave.


Për mediat greke, provokimi erdhi nga Çavusoglou i cili akuzoi Greqinë për financim të gylenistëve apo grupeve të tjera terroriste, madje duke pretenduar se në Traki ka pakicë turke e jo myslimane.

Nga ana tjetër Mevlüt Çavuşolulu e konsideroi këtë grindje, por paralajmëroi se nëse konfrontimi vazhdon atëhere nuk ka më dialog Greqi-Turqi.

Kur u duk se dialogu Greqi-Turqi ishte futur në një rrugë të mirë, doli se ishte vetëm një iluzion.