“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi e ka konsideruar fjalimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë si një premierë. Ai ka thënë në studion e “Real Story” se Rama është i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë.

“Unë jam i bindur që askush nga ata që ka hyrë në Pallat Sporti dhe ne që kemi parë nga tv nuk kemi pritur që të krijohet zgjidhja e ndonjërës prej temave të nxehta që ka dosja, e mbartur dhe shumë e vjetër shqiptaro-greke.


Por fjalimi i Ramës ishte një premierë dhe primierat kanë vlerën e tyre. Pra, janë gjëra të gjitha të vjetra. Kur bëhet fjalë për grekët, shkencëtarët, historianët kanë diskutuar nëpër forume në lidhje me të vërtetat historike.

Secila palë mbron të vërtetat e tyre, por kur këto i thotë kryeministri i vendit ato marrin një tjetër përmasë. Nuk është më një sherr studiosh, por është një deklaratë e nivelit shumë të lartë politikë.

Rama është i pari politikan i nivelit të lartë që kur ka vajtur në Athinë nuk ka ndërruar fjalim poshtë tavolinës. Ka ndërruar diskursin. Unë kujtoj që Ilir Meta dikur në 2001 e ka përmendur çështjen çame krejt butë”, u shpreh analisti./abcnews.al




Skip to toolbar