Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre deklaroi sot se, Danimarka vlerëson objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.
Në fjalën e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ku prezantoi prioritetet e Presidencës daneze të BE-së, Bjerre u shpreh se, Danimarka nxit të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit.
“Në lidhje me Shqipërinë, ne mirëpresim hapjen e grupkapitujve midis tetorit 2024 dhe majit 2025 duke arritur një numër prej 24 kapitujsh, një rezultat mbresëlënës. Ne vlerësojmë objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së dhe nxisim të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit”, tha Bjerre.
“Mezi presim të hapim grupkapituj të tjerë negociues në të ardhmen e afërt sapo të përmbushen kushtet. Gjithashtu mezi presim të organizojmë së shpejti konferencën e radhës për anëtarësimim për të hapur grupkapitullin IV për agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme”, tha Marie Bjerre.
