Presidenca i përgjigjet Ramës: Reforma në Drejtësi u bë falë Ilir Metës!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama tha sot se shqiptarët në 25 prill do të zgjedhin mes Ilir Metës dhe reformës në drejtësi.

Mirëpo kjo deklaratë është komentuar nga Presidenca, e cila nuk ka lënë pa sulmuar mazhorancën qeverisëse dhe Edi Ramën.


Përmes zëdhënësit të tij  Tedi Blushi, ka ardhur edhe reagimi i Metës:

“Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave.

Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët.

Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot.

Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë.

Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë.

Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë.

“Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme.

Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë.

Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!”  




Skip to toolbar