Presidenti Begaj dekoron me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” gazetarin Sokol Balla

AKTUALITET


Gazetari i njohur Sokol Balla, është dekoruar sot me Urdhrin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin profesional të shënuar prej disa dekadash si gazetar i shquar në median e shkruar dhe atë elektronike. Me mirënjohje të merituar ndaj drejtuesit profesionist të televizioneve dhe redaksive të lajmeve, duke zhvilluar cilësi në gazetari dhe në debatet televizive”.

Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Ballës si gazetar, reporter, drejtues i departamenteve të lajmeve si dhe drejtues i spikatur i programeve talk show në disa prej mediave më të mëdha në vend. Nga ana e tij, z. Balla shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Begaj për vlerësimin.


Lajmin gazetari Balla e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ndan fotot nga ceremonia e zhvilluar në Presidencë.   

“Mirënjohje Presidentit të Republikës BajramBegaj për akordimin ndaj meje të Urdhërit Mjeshtër i Madh, për karrierën dhe kontributet e mia në media dhe fjalët vlerësuese të Tij. Një moment emocionues, të ndaj të njëjtin Urdher, si Babai im i ndjerë. Falemnderit zoti President“ shkruan Balla.

Miq e familjarë të tij, ishin sot të pranishëm në Institucionin e Presidentit të Republikës për të ndjekur dekorimin si dhe për të ndarë së bashku emocionet e një vlerësimi të merituar, dedikuar punës së tij të gjatë në media.




Skip to toolbar