Presidenti Begaj flet për Real Story/ Intervista e plotë me gazetarin Sokol Balla

Më të fundit


Intervista e plotë e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj me gazetarin Sokol Balla në Real Story

Hera e parë pas shumë dekadash, mendoj unë që në Asamblenë e Përgjithshme, flitet shqip. Pse e bëtë këtë zgjedhje?

Ishte një mundësi e mirë dhe e shfrytëzova për të folur dhe për t’iu drejtuar komunitetit shqiptar, në gjuhën amtare dhe fjala do të jetë në arkivën e OKB në gjuhën angleze në një nga gjashtë gjuhët e kombeve të bashkuara.

Por megjithatë zgjedhja ishte e juaja, ju donit të flisnit shqip sot?

Zgjedhja ishte personale dhe doja që të flisja shqip.

Në fjalën tuaj përmendët edhe shumë nga tema që shqetësojnë sot Kombet e Bashkuara, ku Shqipëria bën pjesë që në vitet 50, kemi luftën në Ukrainë, luftën në Lindjen e Mesme, situatën në Gaza, kërkojnë zgjidhje të cilat jantë të vështira.

E drejtë, sesioni i 80 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, mbahet në një kohë sfidash sigurie, dhe zhvillimesh dinamike gjeopolitike. Lufta në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, situata në Gaza janë cështje që kërkojnë zgjidhje të shpejta, të mencura që duhet të jenë të bazuara te diplomacia dhe jo te konflikti, jo te dhuna, jo te armët. Patjetër që Shqipëria qëndron krah partnerëve strategjikë dhe aleatëve mbetet e përkushtuar në politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të BE, mbetet e përkushtuar në Kartën e OKB dhe në të drejtën ndërkombëtare, dhe mbështet shumë multilateralizmin dhe rendin e bazuar në rregull.

Nëse flasim për konfliktin në Ukrainë, situata është e ndërlikuar, sidomos në zonën e Republikave Baltike, aty ku edhe Shqipëria ka edhe të dislokuara trupat e saj. Presidenti Trump, në takimin me Zelensky tha se vendet aleate të NATO-s, duhet të godasin avionët dhe dronët rusë që kalojnë vijën ajrore të Aleancës, ama kjo do të ishte një hap shumë afër një konflikti të ri dhe të armatosur, përtej Ukrainës.

Mendoj që deklarata, e Presidentit Trump është një deklaratë e duhur në momentin e duhur. Sa i përket luftës në Ukrainë, qëndrimi ynë si Shqipëri, ka qenë i qartë ne kemi dënuar që në fillim agresionin e padrejtë dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë. Kemi mbështetur të drejtën e popullit të Ukrainës për t’u mbrojtur dhe për lirinë. Po ashtu kërkojmë që të ketë një llogaridhënie për këtë aggression rus dhe patjetër mbështesim cdo lloj zgjidhje diplomatike e cila është e udhëhequr nga SHBA dhe BE për të patur një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranuar.

Ne jemi të lidhur ngushtë në politikë të jashtme me SHBA, por ama shikojmë që herë pas herë SHBA kanë ndryshime të forta në qëndrimet e tyre sidomos me administratën Ttrump. Nga takimi Alaskës dolëm te ajo që Trump tha në takim me Zelensky ku doli në tezën që u habit edhe vetë Presidenti ukrainas, iu tha shkoni edhe më tej në terroritoret e pushtuara, na e shikoni këtë situatë pak delikate?

Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë i qartë në mbështetje të Ukrainës qoftë politikisht, diplomatikisht, qoftë ushtarakisht, dhe me asistencë humanitare. Patjetër që jetojmë në kohë sfidash të mëdha në kohë kur sfidat janë të shumëfishta, dhe këto situata kërkojnë një qasje të drejtë dhe të duhur bazuar në të drejtën ndërkombëtare sic është e drejta e popullit Ukrainës për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Gjatë kësaj kohe kemi vënë re që Rusia nuk ka një vullnet që duhet të cojë në një zgjidhje të duhur të këtij konflikti. Një vullnet i cili nuk është pranuar pavarësisht ndikimeve dhe takimeve të rëndësishme që janë kryer sic e përmendët edhe ju në Alaska dhe në kemi parë incidente si ai i Polonisë, incidente në Rumani, në Estoni apo së fundi në Danimarkë të cilat janë serioze, por mendoj që përgjigjja e unifikuar ka treguar aftësi nga aleanca dhe Polonia dhe vendet e tjera të prekura që kanë treguar vullnetin e duhur për të mbrojtur cdo centimetër të territorit të Aleancës.

Janë rrëzuar dronë, por nëse nesër rrëzohet një avion me pilot rus, sigurisht situata përkeqësohet. A jemi ne gati për një konflikt të tillë?

Ne mbështesim Ukrainën në këtë aggresion të padrejtë dhe të pajustifikuar, mbështesim të drejtën e popullit të Ukrainës për liri dhe patjetër do të mbështesim në cdo situatë..

Qoftë ai edhe artikulli 5

Patjetër që artikulli 5 është një artikull i cili është i detyrueshëm për cdo vend anëtar të NATO-s.

z.President, flasim pak për një situatë tjetër që sigurisht dominon, koflikti në Gaza dhe mënyrën se si disa vende të BE, përfshi edhe Britaninë e Madhe i janë përgjigjur duke e njohur shtetin e Palestinës. Ju thatë se Shqipëria është për mbrojtjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara, mendoni se kjo gjë do I refuzohet Palestinës ?

Shqipëria mbështet cdo zgjidhje politike, diplomatike dhe pajtuese në konfliktin në Lindjen e Mesme. Patjetër që cdo zgjidhje do të jetë e pranueshme nëse respektohet e drejta ndërkombëtare, dhe reciprociteti.

Ne me Palestinën kemi një hall që na e ka zgjidhur koha e kaluar pasi regjimi komunist e njohu shtetin e Palestinës, pra le të themi teza e dy shteteve është një tezë që ne e kemi përkrahur dhe defakto dhe dejure e kemi zbatuar, por që nga ajo kohë të gjitha qeveritë fshihen pas faktit që ne e kemi njohur Palestinën, njohim tezën me dy shtete, gjejmë zgjidhje paqësore. Por ama kur vjen puna për të mbajtur një qëndrim nuk e mbajmë.

Qëndrimet e Shqipërisë kanë qenë të qarta. Kemi dënuar me forcë cdo lloj terrorizmi. Kemi dënuar terrorin e ushtruar nga Hamas ndaj Izraelit, kemi mbështetur të drejtën e Izraelit për vetë mbrojtje. Po ashtu nga ana tjetër kemi shprehur shqetësim për shkatërrimet, për viktimat dhe situatën humanitare në Gaza.

Sic e thatë edhe ju situata është dualiste. Biem dakord që sulmet e shtatorit ishin sulme terroriste, sulmuan në pabesi civilë në koncert, rrëmbyen deri edhe foshnja. Vranë foshnja dhe tashmë jemi të gjithë dakord që Hamasi është një lëvizje terroriste dhe nuk duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit. Ama 70 mijë të vrarë në Gaza, shumë prej tyre civilë, gra e fëmijë, kësaj cfarë emri t’i vemë?

Lufta dhe konfliktet sjellin pasoja fatale por më së shumti prekin njerëzit e thjeshtë, do donim që lufta në Gaza të përfundonte, një armëpushim I qëndrueshëm me kthimin e gjithë pengjeve dhe me diskutime për zgjidhje diplomatike të situatës do ishte qëndrimi I duhur. Shqipëria ka dënuar dhe ka shpallur organizatë terroriste Hamasin, dhe po kështu krahun e ashtuquajtur ushtarak të Hezbollahut dhe ne jemi në favor të një zgjidhje diplomatike, një zgjidhje afat gjatë të qëndrueshme në të mirë të dy popujve.

6-7 vende Perëndimore e njohën Palestinën këtë vit dhe vende që nuk do na kishte shkuar mendja kurrë, si Franca apo Britania e Madhe, por SHBA  e quajti këtë një dëmtim të zgjidhjes ndërkohë që Izraeli e quajti sponsorizim të Hamas. Komenti juaj

Shqipëria është në favor të zgjidhje diplomatike, politike dhe pajtuese në Lindjen e Mesme dhe patjetër që unë nuk mund të komentoj deklaratat nga SHBA dhe Izraeli, por ajo që mund të them është që një zgjidhje paqtuese në rajon do të ishte zgjidhja më e mirë.

Ndërkohë këtu dëgjoheshin zhurmat e një demostrate të madhe Pro Palestinë, vetëm 24 më parë edhe në Tiranë u mbajt një tjetër protestë e radhës. Ajo që shikoj unë dhe ndjej është që ka një sensibilitet në rritje nga besimtarët myslimanë shqiptarë por jo vetëm ndaj kësaj cështje. A mendoni që kjo në një moment të caktuar mund të vendosë autoritetet deri diku edhe përballë këtij opinioni?

Toleranca dhe harmonia fetare është një karakteristikë që na identifikon, është një vlerë që na përfaqëson dhe që duhet promovuar. Nuk dua ta fus në kontekstin fetar këtë situatë. Por ajo që unë mendoj është që  autoritetet në qëndrimet e tyre kanë qenë, të linjëzuara në politikën e jashtme me interesin kombëtar të Shqipërisë.

Ne vijmë në këtë Asamble edhe me një problem tonin si komb, Kosova. Një problem serioz, adiministrata amerikanë ka ndërprerë komunikimet zyrtare me qeverinë Kurti. Pse mendoni që u arrit në këtë vendim ekstrem?

Partneriteti strategjik me SHBA për ne shqiptarët është mjaft i rëndësishëm dhe sidomos për rajonin është shumë i rëndësishëm. Proceset integruese demokratizimi i shoqërisë, sidomos të Kosovës, janë të lidhura ngushtësisht me partneritetin e SHBA. Patjetër siguria jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është e garantuar nga misioni i KFOR dhe ALTEA në Bosnje dhe mendoj që, analizën se pse është arritur në këtë situatë duhet ta bëjnë autoritetet e Kosovës.

E kanë bërë këtë?

Ajo që unë mendoj është që për ne shqiptarët partneriteti strategjik me SHBA ka qenë mjaft i rëndësishëm ka qenë një marrëdhënie historike që duhet të vijojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Kurti tha se nuk kemi problem, kemi ndonjë dallim të vogël por gjithcka vijon normalisht, ndërkohë DASH ka bërë tre sqarime rresht për këtë cështje deri në pikën ku tha troc kërkojmë një partner tjetër në Kosovë. Në sqarimin e tretë DASH vuri theksin në atë që e quajti bllokim i qëllimshëm, i ngritjes së institucioneve të reja, Kuvendi dhe një qeveri e re. Ka një indiferencë nga Kurti për të ngritur institucionet e reja të Kosovës.

Ngritja e institucioneve është mjaft e rëndësishme. Është mjaft e rëndësishme jo vetëm për politikanët e Kosovës por më së shumti për qytetarët e Kosovës sepse e drejta e popullit është për të votuar, e politikanëve është për të drejtuar dhe në këtë situatë duhet të partneriteti strategjik me ato vende partnere dhe ato vende aleatë që kanë ndihmuar në pavarësinë e Kosovës nuk duhen harruar.

Një nga sqarimet e DASH nënvizoi faktin që autoritetet e Kosovës sulmuan edhe Kushtetuesen, këtu kam përshtypjen që kritika e tyre është e drejtpërdrejtë te presidentja Vjosa Osmani…   Keni komunikuar ju me të?

Raportet mes Presidentes së Kosovës dhe Shqipërisë janë ashtu sic duhet të jenë raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kemi marrëdhënie shumë të mira, komunikojmë bisedojmë ndajmë mendime dhe koordinohemi për aktivitetet tona që janë të rëndësishme sidomos për ato vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës apo për lobimin tonë për Kosovën për të qenë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Unë mendoj që faktori kohë është mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe sa më shpejt të ngrihen institucionet e Kosovës aq më mirë, do të jetë për shtetin e Kosovës. Jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për gjithë shqiptarët.

A është edhe e kundërta që në rast se gjërat shkojnë keq në Kosovë, shkojnë keq për të gjithë ne?

Nuk do mendoja një gjë të tillë sepse besoj shumë që populli e ka indikatorët shumë më të shtuar se sa politikanët.

Jam dakord me ju por populli thirret për të votuar. Në kontaktet e mia në Maqedoninë e Veriut e shohin të lidhur atë që po ndodh në Kosovë me përkeqësimin e pozitave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sot duket se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, edhe për shkak të një preference nga Prishtina, nuk I kanë pozitat e tyre si më parë. Në këtë aspekt ju pyeta kur dicka shkon keq në Kosovë, shkon keq për të gjithë Kombin?

Po dicka që shkon mirë për shqiptarët e Shqipërisë, Shqipëria po ecën jashtëzakonisht mirë, atëherë duhet ta marrim që për të gjithë shqiptarët e rajonit është shumë mirë.

Patjetër, por nëse dicka shkon keq për një pjesë të kombit a ndikon kjo edhe te të tjerat?

Ne si shqiptarë duhet të jemi të gjithë bashkë dhe tema e sivjetshme e 80 vjetorit të Asamblesë së OKB ka të bëjë me faktin më mirë kur jemi bashkë dhe ne kemi shprehjen tonë bashkë jemi më të fortë.

Ama nëse i referohemi raporteve politike mes Prishtinës dhe Tiranës të gjithë biem dakord që janë në vijën e tyre më të ulët. Ku mendoni që qëndron përgjegjësia?

E kam thënë edhe më parë që ne duhet ta mendojmë veten sikur jemi në një shtëpi dhe mund të kemi pakënaqësi mes drejtuesish por kjo nuk ka pse të shpërndahet në të gjithë shoqërinë tonë. Kjo pakënaqësi duhet të evidentohet, duhet të thuhet disktuhen dhe të gjehen piketat e bashkëpunimit. Është kusht i domosdoshëm dhe ne e kemi detyerues bashkëpunimin me Kosovën

Duket se ka edhe një dorëzim të Ramës sa I përket përpjekjeve të njëanshme për të komunikuar me Prishtinën pasi mesa duket nuk ka gjetur përgjigje. Mendoni se prap Shqipëria nuk duhet të heqë dorë, pra qeveria shqiptare nuk duhet të heqë dorë?

Asnjëherë Shqipëria nuk ka hequr dorë pavarësisht situatës. Ne jemi në detyrimin kushtetues që të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata janë. Patjetër edhe të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës. Kryeministri e ka mbrojtur z. Thaci dhe të gjithë ata që ndodhen të burgosur pa të drejtë në një situatë kur UÇK ka qenë ushtri cliruese jo okupuese.

Si ka mundësi që flasin të gjithë dhe ndërkohë autoritetet qëndrore të Kosovës kur vjen puna te procesi ndaj Thacit dhe figurave të UÇK, që nuk vijnë vetëm nga PDK nuk shikojmë reagim për këtë process që dukshëm është i injektuar politikisht?

Kosova është në këtë situatë që është sot shtet i pavarur sepse pati një luftë të drejtë të bërë nga UÇK pati edhe mbështetjen e pakushtëzuar nga partnerët tanë strategjikë dhe aleatët.

Besoj së përgjigjja është kjo, partneriteti strategjik me SHBA është domosdoshmëri dhe krenari.

PJESA II

Të flasim pak për gjënë më të përfolur që është e famshmja ministre me AI, Diella. Shumë ju kanë akuzuar sidomos nga opozita se ju keni shkelur kushtetutën dhe keni dekretuar. Unë jam i qartë në dekretin tuaj ku thuhet se përgjegjësia i takon kryeministrit. Nëse na sqaroni dicka më shumë nga pikëpamja kushtetuese pasi është hera e parë u bë lajm botëror.

Nga pikëpamja kushtetuese dekreti flet vetë. Dhe nëse dikush mendon që ky dekret është në kundërshtim apo bie ndesh me Kushtetutën patjetër, që institucionet janë aty për ta vlerësuar dhe për ta gjykuar.

Po ju e vlerësuat me stafin tuaj apo jo?

Patjetër që ka qenë një diskutim shumë i gjatë në lidhje me këtë cështje dhe mund të them që jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale

Sepse keni folur edhe në fjalën tuaj sot në Asamble për këtë.

Jetojmë në kohë kur zhvillimet teknologjike janë të shumta dhe janë të shpejta. Teknologjia ndryshon me shpejt se sa moda sot, dhe patjetër ne duhet të jemi kreativë duhet të jemi njerëz që duhet të përshtatetim kohës. Duhet të përshtatemi me zhvillimet e reja të inteligjencës artificiale patjetër që, në këtë algoritëm mendoj që për sa kohë algoritmi nuk komandon njerëzit por njerëzit komandojnë algoritmin dhe përgjegjësia është aty.

Gjithë ideja është, deri në cfarë pike kjo inteligjencë artificiale është e kontrollueshme dhe a ka rrezik që ajo t’i kapërcejë kufijtë. Këtu është edhe debati, por sigurisht opozita e ka hallin diku tjetër e ka hallin që Diella është një maskim I mënyrës sipas saj se si qeveria abuzon me fondet publike.

Unë mendoj që në këto zhvillime të vrushllshme teknologjike të lidhura edhe me inteligjencën artificiale ku e gjithë bota flet për një gjë të tillë, duhet të na bëjnë ne të përshtatemi dhe të punojmë fort që qoftë Kuvendi, ligjet që do miratohen, të jenë të tilla që ti paraprijnë ndërhyrjeve që ne anatemojmë apo kemi frikë se mund të ndodhin në të ardhmen.

Washington Post bëri një koment ku tha Shqipëria na e kaloi edhe ne. Pra, në vetvete përtej debatit ligjor kushtetues për Diellën, mendoni se ishte dicka pozitive, progresiste e administratë shqiptare që mund të jetë një përpjekje shtesë për të luftuar korrupsionin?

Mendoj se qëllimi është serioz, dhe për sa kohë algoritmi është për të ndihmuar njerëzit dhe për të ndihmuar në proceset administrative si përshembull në rrugëtimin tonë drejt BE për përkthimin e legjislacionit dhe kur ky program ka qenë i pranishëm në 95 të shërbimeve që janë dhënë nga eAlbania mendoj është një zgjidhje më e shpëjtë për proceset që ne kemi në të ardhmen. Të fitojmë kohë.

z.President në deklaratën tuaj publike pasi zgjedhjeve dhe dekretimit të ministrave ju i bëtë thirrje maxhorancës që të mirëpërdorë pushtetin e gjatë dhe të zgjeruar që i kanë dhënë shqiptarët, kjo tregon se ju jeni i shqetësuar për mundësinë e abuzimit me një pushtet afatgjatë?

Jo, deklarata ime kishte të bënte me faktin që ky pushtet i maxhorancës të përplotësohet nga një opozitë aktive ku debati të jetë konstruktiv dhe ku ligjet që do miratohen të jenë të tilla në interes të kombit dhe në dobi të interesit të qytetarëve tanë.

Dikush mund të pyesë, cfarë ka bërë Presidenti për të kontrolluar këtë pushtet të madh të maxhorancës? Sa ligje ka kthyer, sa debate ka hapur ..

Pyetja juaj qëndron sepse në ambjentin tonë shoqëror pyetje të tilla ngrihen dhe janë pjesë e kulturës politike. Mendoj që pozicioni i Presidentit të Republikës është i përcaktuar qartë në kushtetutë dhe se Presidenti duhet të ushtrojë detyrën e vet në neutralitet dhe paanësi. Cdo devijim nga ky postulat do të bënte që Presidenti të shkelte Kushtetutën dhe unë mendoj që mospërfshirja e Presidentit të Republikës në debatin e politikës së ditës është gjëja e duhur që unë do ta bëj gjatë gjithë kohës së mandatit tim. Për të ardhur te pyetja juaj sa ligje janë kthyer apo kush do të ushtrojë kontrollin e maxhorancës, në sistemet demokratike ndarja e pushteteve është e përcaktuar qartë dhe presupozohet që pushteti i ekzekutivit kontrollohet nga opozita dhe opozita në këtë rast duhet të jetë një opozitë e fortë, një opozitë e cila do të bëjë të mundur që qeveria të bëjë gjënë e duhur. Abuzimi me pushtetin nuk varet nga numrat. Mund të kesh numra minimalist dhe të abuzosh me pushtetin. Ndërsa sa i përket ligjeve të kthyera unë besoj se ato ligje që janë kthyer janë publike dhe janë në interes të publikut.

Ju me të drejtë thatë që sa i madh pushteti i ekzekutivit aq më aktive dhe kontrolluese duhet të jetë opozita. Duhet thënë se në këtë nisje të re legjislative parlamenti hyri në një reformim dhe komisioni i dikurshëm i integrimit nuk do drejtohet më sic ka qenë tradita nga opozita, por nga vetë maxhoranca. Dhe unë nga pikëpamja e problemeve të shpejtësisë, pasi BE duket ndonjëherë më i interesuar se ne për integrimin e Shqipërisë, por nga pikëpamja e kontrollit të pushteteve shumë mendojnë se ky është një hap pas.

Unë do të thoja që Shqipëria ndodhet në një moment historik për arritjen e ëndrrës dhe aspiratës së shqiptarëve prej 35 vjetësh për tu bërë pjesë e BE. Ky proces transformativ i shoqërisë sonë, nuk mund të jetë proces që do i dedikohet një individi apo një partie politike. Unë jam i lumtur që në Shqipëri të gjitha forcat politike e kanë në misionin e tyre anëtarësimin në BE dhe nuk kemi asnjë kundër. Dhe ky opinion politik, bazuar edhe te opinioni i mbarë shoqërisë që kërkojnë që integrimi dhe anëtarësimi në BE do të shoqërohej me një transformim cilësor të shoqërisë sonë të të gjithë sektorëve do të cojë në realizimin e atij objektivi strategjik që me të drejtë ju e përmendët në mbylljen e gjithë kapitujve në 2027 dhe për të bërë të mundur që brenda 2030 të jemi anëtar. Është një moment i volitshmë, një moment që përkon jo vetëm me dëshirën tonë për të qenë pjesë e BE por edhe me mendimin politik të të gjithë vendeve të BE. Unë kam takuar disa drejtues shtetesh dhe presidenten e BE dhe më konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për këtë rrugëtim cilësor të Shqipërisë dhe patjetër vendimin politik që po, Shqipëria është duke ecur shumë mirë për t’u bërë pjesë e BE.

Ju i bëtë thirrje opozitës të bashkëpunojë dhe të jetë konstruktive në procesin e integrimit. Për fat të keq e pamë që opozita mund të ketë edhe argumentat e saj, një sa e përmenda, por për fat të keq shohim sërish zhurmën e vjetër të bllokimit.

Unë do të doja që Kuvendi të kryejë misionin e vet, atë mision për të cilin e ka të bazuar në Kushtetutë. Kuvendi duhet të jetë transparent, llogaridhënës, të jetë i hapur për të gjithë faktorët, shoqërinë civile për median, për të hartuar ligje në bashkëpunim dhe është shumë e rëndësishme që Kuvendi të jetë bashkëpunues dhe ligjet që nga pikëpamja cilësore duhet të jenë të tilla që të mbrojnë interesin kombëtar dhe të qytetarit.

Pra e vini re te opozita sidomos PD, që ka bojkotuar takimet që ju i thërrisni vazhdimisht, ka kontestuar cdo dekret që bëni. A ju shqetëson kjo? Që kjo është një opozitë që nga njëra anë ju kërkon ta përfshini por kur ju e përfshini ajo thjesht ju akuzon dhe nuk pranon të vijë?

Mendoj që në punën e tij Presidenti i Republikës nuk duhet të udhëhiqet nga emocionet personale, duhet të zbatojë gjithmonë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën. Unë në detyrat e mia, si ushtarak dhe si mjek kam patur si mision shërbimin ndaj Atdheut, detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Dhe nuk ju shqetëson asgjë tjetër.

Aspak, nëse unë zbatoj detyrimin kushtetues nuk më shqetëson asgjë tjetër.

Unë nuk dua t’ju tërheq në debate të politikës shqiptare por duhet thënë që disa individë të opozitës, i përzgjedhur i grupit parlamentar, që është edhe personi që duhet të vijë më shpesh në zyrën tuaj, z.Bardhi ka dicka gati personale dhe të gjithë mund të pyesin se duket që ndaj asaj që ai bën ndaj jush, përvec të tjerave anës politike etj, duket se ka dicka personale, ka realisht dicka personale mes jush?

Unë do të thoja që secili nga ne duhet të udhëhiqet nga ushtrimi i të gjitha përgjegjësive sipas detyrës që ai ka. Unë në punën time do të zbatoj vetëm Kushtetutën, e cila thotë se Presidenti do të jetë neutral,i paanshëm dhe kurrë nuk do të përzihem në politikën e ditës as në komente të caktuara.

Pra, le ta themi është thjesht zhurmë..

Unë them që secili duhet të bëjë detyrën e tij.

Z.President sigurisht opozita ka një qëndrim dualist sa i përket situatës politike në vend, nga një anë thotë nuk i njeh zgjedhjet, nga një anë tjetër merr pjesë në institucione. Ndërkohë z.Celibashi në daljen e tij të fundit i quajti zgjedhjet të denja për një vend kandidat në BE, e ndani mendimin e tij?

Unë nuk mund të komentoj mbi deklaratat e askujt, as të z.Celibashi. Patjetër që mund të vlerësoj mbi procesin ligjor dhe procesi ligjor i zgjedhjeve ajo që unë konstatoj, është prezenca e shtuar e votuesve, numri i lartë i pjesëmarrjes e dyta, arritja dhe mundësimi i votës së diasporës, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Patjetër që, institucionet kompetente sic është komisioneri Shtetëror I Zgjedhjeve, bashkë me KQZ duhet të analizojnë ato organizata që ne I kemi marrë si arbitër për të certifikuar zgjedhjet, sic është OSBE ODIHR dhe cdo konstatim i bërë nga ta duhet të reflektohet në zgjidhje. Zgjidhje të cilat duhet të adresohen menjëherë jo të pritet deri pas 4 vjetësh kur të vijnë zgjedhjet e përgjithshme. 

Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore sic e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin është një hap pas. Por të flasim për dicka që lidhet drejtpërdrejtë me detyrën tuaj kushtetuese si President. Një ditë më parë mori fund edhe procesi i shkarkimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga qeveria qëndrore, pas kërkesës së miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo e con në 6 numrin e bashkive që sot janë pa kryetar bashkie. Kryeminsitri Rama e ka bërë të qartë që Tirana nuk mund të qëndrojë më në këtë situatë me një kryetar të burgosur njëkohësisht në detyrë dhe ndërkohë ka caktuar edhe emrin e kandidatit. Cka do të thotë se presioni është në rritje ndaj institucionin të Presidentit që të shpallë një datë zgjedhjesh të parakohshme. Nga pikëpamja kushtetuese kjo kohë mesa kuptoj unë është mes tetorit dhe nëntorit, a jeni në prag të një vendimmarrje?

Konstatimi juaj është i drejtë, pushteti lokal është shumë I rëndësishëm sepse ka të bëjë drejpërdrejtë me ndikimin në jetën e qytetarëve. Dhe për fatin e keq Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Domethënë që, unë nuk jam duke analizuar se nuk kam cfarë të analizoj për zgjedhjet në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit lokal për zgjedhje të jashtëzakonshme patjeër do të shpall zgjedhjet brenda detyrimit kushtetues të 48 orëve dhe për përiudhën  nga 30 deri 45 ditë nga momenti që unë marr njoftimin. Do të thotë Presidenti i Republikës ka vetëm një proces fundor. Pra, duhet të marr njoftimin nga kryeministria.

Pra, nga kryeministri duhet të merrni njoftimin zyrtar që për X bashki…

Për këto bashki ka vakancë, atëherë jam i detyruar që brenda 48 orësh të shpall organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki

Dhe i bie që do respektoni edhe Kushtetutën e cila kërkon që këto zgjedhje të mbahen mes tetorit dhe nëntorit

Sapo e thash që unë jam i detyruar të zbatoj kushtetutën.

z.President, na e ndjeni këmbënguljen pasi nuk jemi mësuar të kemi një President normal. Kemi patur gjithmonë presidentë që kanë ardhur nga politikat që herë kanë qenë të ndikuar, herë të motivuar, anormaliteti ka qenë normalitet për ne ndaj ndjesë që këmbëgul te kjo pjesë. Por kur dëgjojmë një President që thotë do respektoj vetëm kushtetutën ndihemi pak …

Nuk kam asnjë interes politik dhe për mua i vetmi udhëheqës në punën time është Kushtetuta.

 z.President, kam dy pyetje që lidhen me drejtësinë e re, që vijon të quhet një sukses i Shqipërisë. SPAK duket se ka gjetur një mbështetje amerikane që të gjithë mendonim se e kishte humbur por fokusi duket që është pak më ndryshe. Pra alarmi amerikan është, jemi me ju luftoni krimin e organizuar, luftoni trafiqet, dhe godisni krimin pavarësisht me kë është i lidhur ai. Pra, është mbështetje por duket se ka edhe një kritikë apo jo?

Unë mendoj që SHBA nuk do ta heqin vëmendjen e duhur nga Ballkani Perëndimor asnjëherë dhe për të ardhur te pyetja juaj,patjetër që prania e SHBA në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë ka një rol të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare dhe besoj se me deklarimin e fundit, unë them se është pjesë e misionit të SPAK dhe GJKKO për të bërë të mundur që atë reformë të nisur në 2016, sot në 2025 të kemi një drejtësi funksionale, një drejtësi e cila zbaton procedurat standarde ligjore sipas standardeve të BE, dhe patjetër të ketë një transparencë dhe llogaridhënie nga  këto institucione të cilat për fatin e mirë janë institucione të cilat vetëmenaxhohen nga vetë personat apo profesionistët e kësaj fushe.

Megjithatë z.President ka një shqetësim në rritje edhe nga SHBA por edhe nga BE që kërkojnë më shumë transparencë sidomos në momentet kur SPAK zgjedh kreun e saj të ri. Cfarë mund të bëjë më shumë Presidenti i Republikës për të garantuar këtë proces që pritet të nisë me 18 dhe të mbarojë diku në 20 dhjetor.

Unë sapo e thash që reforma në drejtësi bëri të mundur që sistemi I drejtësisë të organizohet në bazë të disa institucioneve të cilat janë vetërregulluese dhe nuk kërkojnë dhe nuk kanë asnjë dritare të mundur që të ndikohet nga politika e aq më pak nga Presidenti i Republikës. Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK në mënyrë të drejtë, transparente është mënyra e duhur jo sepse e kërkojnë ndërkombëtarët por sepse e kërkojnë shqiptarët.

Jemi këtu, për cdo njeri ky pallat i qelqtë është qeveria e botës, pavarësisht kritikave. Sigurisht fjala e një kreu shteti është një moment kulminant në karrierë, si e përjetuat këtë dhe janë këto ato momentet që pavarësisht presioneve, sulmeve ‘poshtë barkut’ nga ato që keni përballë, ti thua OK ky është momenti ku unë nuk pendohem që pranova të bëhem President i Republikës. 

Vërtetë jemi në një vend ku kjo ndërtesë bën të mundur që të prevalojë dialogu politik mbi ndarjen, të prevalojë bashkëpunimi mbi konfliktin dhe mendoj që pas takimit të djeshëm të Presidentit Trump me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pati edhe një lloj vlerësimi për këtë Organizatë që me të drejtë sic u tha nga Presidenti Trump nuk ka ndaluar asnjë luftë, por punon shumë për të bashkëpunuar në drejtim të sfidave të ndryshme që ka mbarë globi. Unë mendoj që një individ të vijë të mbajë një fjalë të tillë në një sallë aq prestigjoze është nder dhe privilegj. Por ta mbash atë në gjuhën kombëtare unë them se është krenari.



Skip to toolbar