Presidenti Begaj, “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.

Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio , vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.


Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se , e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. Ju siguroj – u shpreh Presidenti Begaj-që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilesoi nderimnin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”




Skip to toolbar