Presidenti Begaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz për marrjen e detyrës

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për marrjen e detyrës në krye të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Në mesazhin e tij të urimit, Kreu i Shtetit vlerësoi vëmendjen e vazhdueshme që Gjermania mike i ka kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndër vite.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimin tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në platformën X.

Në vijim të mesazhit, Presidenti i Republikës shprehu besimin se nën drejtimin e Kancelarit Merz, marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja gjermane për Shqipërinë do të forcohen edhe më tej.



Skip to toolbar