Presidenti rus pranon ftesën e Erdogan, së shpejti vizitë zyrtare në Turqi

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin, ka pranuar ftesën e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan për të zhvilluar një vizitë në Turqi, ndonëse  mes të tensioneve të përshkallëzuara rreth Ukrainës.

‘Vladimir Putin po planifikon një vizitë në Turqi , duke pranuar ftesën e presidentit turk,sapo ta lejojnë kushtet e pandemisë dhe programet e punës së presidentëve të dy vendeve ”, ka thënë Dmitry Peshkov .


Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu u shpreh se çështja e vizitës së Putinit në Turqi ishte diskutuar vazhdimisht në kontaktet e fundit midis dy liderëve, të cilët kanë folur për përshkallëzimin e tensioneve rreth Ukrainës.

Sipas Peshkov, takimi Putin- Erdogan do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Turqisë.

“Presidenti Putin e ka pranuar me kënaqësi ftesën”, tha Peshkov.