Prestigjiozja amerikane “New York Times”: Vuçiç i lidhur me krimin në Serbi

BOTA


Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me njerëzit e krimit në Serbi. Artikulli i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiç e ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi, e që në fakt doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij Danilo Vucic dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb.

Bëhet fjalë për kreun e bandës i cili ishte trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda, por kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg.Pas arrestimit të kreut të bandës, Belivuk përshkroi disa nga punët e pasme që banda pretendonte se kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë dhe ndalimi i tifozëve që të këndonin kundër Vuçiçit në ndeshjet e futbollit – një shërbim i vlefshëm në një vend ku stadiumi mund të bëjë ose të prishë një president. Belivuk paralajmëroi se nëse Vuçiç “vazhdon procedurat e tij kundër meje”, ai do të kishte shumë më tepër për të thënë, thuhet tutje në hulumtim.


Këto akuza të kreut të bandës, sipas NYT, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i kundërshtoi me zemërim. Sipas gazetës prestigjioze rasti Belivuk ka hapur një dritare drejt një të ardhmeje të zymtë të mundshme, në të cilën Vuçiq minon projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet ku demokracia është një fasadë dhe bandat kriminale përdoren për të përhapur frikën.

Sipas gazetës e njëjta taktikë ishte përdorur nga njerëzit që e futën Ballkanin në një luftë katastrofike tre dekada më parë.Kreu i bandës para gjykatës kishte folur për një takim që pretendonte se kishte pasur me Vuçiqin në një shtëpi private në Beograd, duke dhënë adresën e rrugës dhe numrin e banesës dhe emrin e pronarit.

Ata u takuan atje vetëm një herë, shtoi ai, “sepse, siç tha shefi, nëse dikush na shihte ose na filmonte, nuk do të ishte mirë për të”. “Vuçiç tani ushtron pothuajse kontroll total mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike.

Nga Parlamenti, gjykatat, policia dhe biznesi. Në fakt, arrestimi i Belivuk dhe bandës së tij mund të jetë një nga vendimet e pakta kyçe të viteve të fundit që Vuçiç nuk i kontrolloi”, thuhet tutje në hulumtimin e New York Times.




Skip to toolbar