Prezantimi i Brojës, “bomberi” shqiptar gati për debutimin e madh ndaj Burnley

Më të fundit


 “Bomberi” shqiptar, Armando Broja u prezantua zyrtarisht te Fulham në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, teksa ditën e sotme, kreu edhe seancën e parë stërvitore në “Motspur Park”, nën urdhrat e trajnerit Marco Silva dhe tashmë sulmuesi 22-vjeçar do të grumbullohet menjëherë me skuadrën për transfertën e së shtunë ndaj skuadrës, së Burnley.

Në mungesë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Raul Jimenez, i cili do të qëndrojë larg fushave për disa javë, Broja pritet të debutojë mesditën e 3 shkurtit, në “Turf Moor”, ndonëse nuk dihet ende nëse do ta nisë nga minuta e parë, apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Ndeshja e parë në “Craven Cottage” para tifozerisë së Fulhamit, me shumë gjasë do të jetë javën e ardhshme, kur “The Cottagers” do të presin “Qershitë” e Bournemouth në “shtëpi” e sa i përket transfertës ndaj Burnley, Broja dhe Fulham do të provojnë të thyejnë një tabu, pasi nuk fitojnë në atë stadium që prej 1953-shit të largët. 



Skip to toolbar