Për analistin Roland Lamin, në krahë të Berishës nuk mund të jesh i devotshëm sepse për të nuk ke çfarë militon. Sipas tij, në kuotat e PD u dha ideja që do të ketë njerëzit e tij dhe nuk i intereson efekti që do të ketë në publik apo imazhi i tij.
“Sistemi zgjedhor i yni është i mirë në kuptimin që jep mundësi edhe personave që nuk kanë karrierë partiake. Cfarë strategjie ka përdorur PD në listat e mbyllura dhe të hapura. Personat që janë pa karrierë nuk votohen së brendshmi, nuk kanë karrierë postesh ministrore dhe të kenë një lloj imazhi publik, nuk janë persona biznesesh, por janë njerëz që janë ekspert dhe duan të japin një imazh ndryshe dhe duan të kontribojnë. Kam parë disa kandidatura interesante në PD që nuk i kam parë në lista. Kemi persona që vijnë nga grupe me nevoja të vecanta dhe kanë pas një kategori që i mbështet. Listat e hapura janë për individë që kapitalin politik të mund ta vënë në shërbim të vetes dhe partisë. Kjo është mënyra e sistemit proporcional. PD dha mesazhin që nuk dua të sforcoj kuajt e mi por dua ti vendos në duar të sigurta që kuotat e PD shkojnë në një limit dhe për këtë limit dua të kem njerëzit e mi dhe preferencat e mia dhe nuk më intereson efekti në imazh apo në kontribute.”