Problematikat e pushtetit vendor dhe ato të sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një retreat me kryetarët e bashkive. Sipas raportimeve takimi do të mbahet më 9 korrik, në një prej qyteteve bregdetare të vendit. Fokusi i mbledhjes do të jetë mbi problematikat e pushtetit vendor, veçanërisht ato që lidhen me sezonin turistik.

Edhe këtë të hënë, shefi i qeverisë ishte në Vlorë ku, së bashku me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha, inspektoi lirimin e hapësirave publike të zëna nga bar-kafenetë në zonën e Muradies.

Rama ka bërë apel të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit që bizneset të lirojnë vetë hapësirat e zaptuara, përndryshe do të përballen me ndjekje penale.



Skip to toolbar