Probleme me shëndetin, ish-kryebashkiaku i Bulqizës transferohet në spitalin e burgut

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrtoi ankimin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe të bashkëakuzuarit kundër masës “arrest në burg”.

Gjykata u tërhoq në dhomë këshillimi dhe do të shpallë vendimin në orën15:30.


Në seancë është bërë me dije se për shkak të problemeve shëndetësore Alla është transferuar në spitalin e burgut.

Lefter Alla u arrestua në 16 mars të këtij viti me urdhër të SPAK, me akuzën e abuzimit me tenderat dhe shpërdorim detyre. Veç tij, nën masën e arrestit me burg janë edhe 10 persona.




Skip to toolbar