Procesi në Gjykatën e Lartë/ SPAK: 21 janari, jo krim i planifikuar

AKTUALITET


Në Gjykatën e Lartë po shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK.

Avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se çështja është proceduariale dhe kërkojnë që SPAK të rregjistrojë kallezimin, ku të prishen vendimet e të dyjave gjykatave dhe Gjykata e Lartë të urdhërojë rregjistrimin e procedimit penal.

Ka qene prokurori, Alfred Shehu, i cili i është përgjigjur si përfaqësues i SPAK, duke theksuar në mënyrë që prokurori të ngrejë akuza duhet hetim i thelluar.

Prokurori Alfred Shehu, ka deklaruar : Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursi theksojmë se, SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Për shkak se prokuroria e Tiranës ka rregjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim per vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekura Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kesaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posacëm.Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të vecantë që të jetë kopetencë e SPAK



Skip to toolbar