Programi ekonomik i PD, Dorjan Teliti e pranon: Kemi dhe elementë të majtë

AKTUALITET


Shefi i kabinetit dhe eksperti në PD, Dorjan Teliti i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka pranuar se në programin e demokratëve ka dhe elementë të majtë.

Teliti thotë se synimi parësor i programit të PD mbetet mbështetja e biznesit, çdo lloji të tij.


Ai gjithashtu ka sqaruar se si do të kompensohet gjatë qeverisë së PD mungesa e parave në buxhet ndërkohë që do të ulen taksat. Ai thotë se kjo do të ndodhë vetëm 2-3 muajt e parë, por do të kompensohen pasi qytetarët paratë do i çojnë për konsum ndërsa bizneset për investime të reja, rritje pagash dhe hapje vendesh të reja pune.

”Kemi problematika, mijëra vijojnë të humbasin punën. Biznese vijojnë të falimentojnë. Niveli i lartë i borxhit publik, që ka shkaur për të paguar miq e shokët.

Kemi 192 mijë që kanë kërkuar azil. 70% e tyre janë të rinj. Shumë persona që janë lënë të margjinalizuara. Realiteti që jetojmë sot nuk ka shpresë. Detyra jonë sot në opozitë është t’i prezantojmë qytetarëve jo premtime, por angazhime të implementueshme.

Kemi rastin e 2013 kur u premtuan mrekullitë, shendetësi falas, që e bëri shëndetësi të falur. Do ulet çmimi i energjisë, naftës. Fakti, nafta u rrit. Oferta jonë i përgjigjet sfidave aktuale të ekonomisë.

Disa na kanë akuzuar se jemi aprti e djathtë, kemi dhe elementë të majtë. Duhet të mbështeten dhe shtresat e margjinalizuara. Me konsulta me grupet e interesit, me bizneset e vogla, të mëdha, transportin, shtresat e margjinalizuara.

Sot ka ardhur dita që në 25 prill t’i themi Ramës të largohet, dhe të vijë një qeveri që kujdeset për qytetarët.

Synimi i parë është mbështetja e biznesit. Mjaft më me tatimin mbi fitim 15%. Mjaft më me sigurime shoqërore 24%, por ulja e tyre në 18%. Do të shtyhet formalizimi i tregut të punës. S’ka më nevojë biznesi të fshihet.

Nëse bën thjesht një llogaritje, aritmetike, të ulen paratë dhe vijën paratë. Tani si do vijnë paratë ndonëse ulim taksat. Ne ulim barrën fiskale për bizneset, do të fusim garën reale me disa operatorë në tenderime dhe fonde publike. Kthejmë normalitetin, që konkurrenca e lirë dhe e ndershme, thithim investime të huaja direkte. I lëmë më shumë para biznesit për të riinvestuar, hapur vende pune, rritur pagat.

Nuk i kemi dalë para qytetarëve shqiptarëve të rrisim ekonominë me 5, 10, 15 %. Ai do ishte premtim. Ne po japim klimën. Ju siguroj se do kompensohet kjo mungesa e parave në buxhet. I rimarrin paratë njerëzit, për konsum i çojnë. Do i marrë biznesi, për investime do i çojnë.”- tha Teliti.




Skip to toolbar