Programi i kredive/ Balla nga shtëpia e re e inspektorit: Mundësi e artë për çiftet e reja

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë në vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj i cili përmes programit të kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve ka arritur që të sigurojë banesën e tij.

I shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Balla teksa ndodhej në banesën e inspektorit e ka quajtur një mundësi të artë për të sapomartuarit këtë program, pasi i ndihmon që të kenë një banesë të tyre.

“E vërteta është se programi i kredive të lehtësuara do t’ju mundësojë jo vetëm punonjësve të Policisë së Shtetit, por edhe punonjësve të shërbimit Shëndetësor dhe atyre të forcave të armatosura mundësinë që të marrin një kredi dhe përmes kësaj kredie të marrin një shtëpi. Kjo është një mundësi e artë që të sapomartuarve dhe ato që janë deri në 40 vjeç ku synojmë që të ngrejmë moshën, merrni një kredi dhe në fakt kredia është më interes zero që do të thotë që kredia është falas.”

Gjithashtu Balla fjalën e tij e ka vazhduar duke thënë se synon që të shtrij në shumë shërbime të tjera trajtimin preferencial për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Po negociojmë që të na japin… pra kur punonjësi i policisë shkon edhe ka një trajtim preferencial, diku 15, diku 20% dhe këtë synoj që ta shtrij në shumë shërbime të tjera për punën e vështirë që bën punonjësi i policisë të ketë edhe disa trajtime të tjera kryesisht në uljen e çmimit të një produkti apo shërbimi.”



Skip to toolbar