Projektet për godinat e reja të administratës, Rama: Platformë e re zhvillimi e pronës publike

AKTUALITET


Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të bukur me lajmin e projekteve fituese të të parit konkurs ndërkombëtar për godinat e reja të administratës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve përfiton në rolin e pronarit 4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale.

Në këtë mënyrë, kryeministri thekson se do të krijohet një platformë e re zhvillimi e pronës publike sipas modeleve më të mira europiane, si dhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030.



Skip to toolbar