Projektligji për barazinë gjinore/ Gajda: Shërben edhe për të luftuar pabarazitë reale që ekzistojnë

AKTUALITET


Komisioneri për mbrojtjen kundër diskriminimit, Robert Gajda thotë se projektligji i ri për barazinë gjinore, përfshin edhe aspektin buxhetor, që do të alokohet nga pushteti vendor apo qendror.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gajda u shpreh se alokimi i buxheteve, do duhet të bëhet duke pasur në vëmendje barazinë gjinore.

Gajda shtoi se në shkolla, nuk ka probleme të fëmijëve, lidhur me aspektet LGBT.

Roberti: Aspekti buxhetor, që flitet në këtë ligj këtu, ne kemi çdo organizëm që flasim, pushtet vendor, pushtet qendror, të gjitha planet për shpenzimet e parave, ka aspektin gjinor në mendje. Për të luftuar pabarazitë faktike reale që ekzistojnë. Ky ligji përpiqet ta rregullojë më shumë. Ky ligj e bën detyrim, deri tani, vendosin ta bëjnë, disa vendosin të mos e bëjnë. Në çdo lloj politike që do bëhet, në mendjen e kujtdo që do marrë vendime, do jetë aspekti gjinor. Kjo do edhe buxhete që të realizohet. Gjithmonë, kur do alokohen buxhete, do duhet pasur në vëmendje gjithmonë barazia gjinore. Kjo është gjëja që lidhet, që parashikohet. Në Shqipëri nuk ekziston si problem, të gjitha shqetësimet që importohen jashtë vendit. Pjesa më e madhe e shqetësimeve, që sot fliten për fëmijët, të lidhur me aspektet LGBT, janë probleme false, Askush, në asnjë shkollë publike nuk merret me këto koncepte dhe më këto gjëra. Këto janë probleme që kanë ndodhur gjetkë. Nuk është ligj akoma, është projektvendim.”, theksoi ai



Skip to toolbar