Prokurori i mbyll gojën Trump/ I kërkon gjykatës të vendosë kufizime për ish presidentin

BOTA


Prokurori I Posaçëm I Departamentit Amerikan te Drejtesise  Jack Smith I ka kërkuar nje Gjykatesi  në Washington qe të vendos kufizime mbi ish-presidentin Donald Trump.

E gjitha kjo lidhet me komentet qe Trump po ben mbi akuzat qe rendojne mbi te sa I perket komplotit dhe tentativave per te permbysur rezultatin zgjedhor ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2024.


Jack Smith i kerkoi gjyqtares Tanya Chutkan qe te marre kete vendim per te ndaluar ish-presidentin amerikan qe te komentoje mbi procesin gjyqesor , pasi sipas tij deklaatat e Trump mund te nxisin trazira apo edhe kercenime ndaj Jurise qe do te gjykoje kete ceshtje.

Synimi kryesor I kesaj kerkese nga Prokurori I Posacem I Departamentit Amerikan I Drejtesise eshte mbrojtja e identitetit te deshimtareve te ndryshem.

Donald Trump ka reaguar ne rrjetin e tij social mbi kete kerkes te Prokurorit te Posacem Jack Smith.

Ish presidenti Amerikan shkroi se ai po ben fushate per tu rizgjedhur kundej nje personi te paafte qe ka armatosur Departamentin Amerikan te Drejtesise dhe FBI-ne qe ti kundervihen atij, deklarate kjo referuar Joe Biden.

Trump vijoi statusin e tij duke shkruar se Ata tani me po perpiqen ti heqin dhe te drejten e fjales.

Nese gjykata miraton kerkesen qe Trump te mos mund te komentoje publikisht procesin e tij gjyqesor e gjitha kjo do te sillte nje kufizim te vendosur ne te drejten qe siguron amendamenti I Pare I Kushtetutes Amerikane mbi lirine e fjales.




Skip to toolbar