Prokuroria kërkon burg për mjekun Edvin Prifti

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës, në seancën që është zhvilluar ditën e sotme ka kërkuar, arrestimin e mjekut Edvin Prifti, të cilit iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e në shtëpi. Ndërkohë, mësohet se atij i është shtuar edhe akuza për pastrim parash.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëvve më parë bashkë me infermieren Frangu, bashkëpunëtore e tij.


Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.




Skip to toolbar