Opozita kërkon reformë duke shmangur vettingun

AKTUALITET


Teksa të enjten mblidhej tryeza për reformën zgjedhore, opozita vjen me një propozim. Në të propozohet moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve, të cilët do të shqyrtojnë ankesat e procesit zgjedhor.

Në tryezën e drejtuar nga socialisti Damian Gjiknuri dhe opozitarja Rudina Hajdari, me praninë e përfaqësuesve të PD, Oerd Bylykbashi dhe LSI, Petrit Vasili, pritet të bëhet dhe propozimi.


Opozita joparlamentare duke cituar ODIHR thotë se Kolegji Zgjedhor ishte nën presionin e vetingut dhe për këtë shkak nga 8 anëtarë, ai mori vendime me 6 anëtarë dhe se prishja e këtij mekanizmi ndikon negativisht për një proces të lirë dhe demokratik.

Gjithashtu, ODIHR vë në dukje se, për shkak të vetingut, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale dhe nuk mundi të shqyrtojë çështje të karakterit kushtetues në raport me zgjedhjet. Për këto arsye, ODIHR bëri rekomandimin prioritar, i cili kërkon që reforma zgjedhore të garantojë një gjykatë funksionale dhe të pavarur në procesin zgjedhor.

Në propozim thuhet se aktualisht është e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vetingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më veting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendimit të papritur të Komisionit të Vetingut, ndërkohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rendësishëm për zgjedhjet.

PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit katër vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve.

Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

Aktualisht, Kolegji Zgjedhor krijojet nga gjyqtarë të Apelit, por duke qenë se ata janë në veting prioritar, pra në presion të vazhdueshëm, sipas ODIHR-it, Partia Demokratike propozon zgjerimin e bazës së gjyqtarëve edhe në shkallën e parë. Përveç përmbushjes së disa kritereve të integritetit profesional, ata duhet të kenë të paktën 7 vjet eksperiencë pune, që është kriter barazues me gjyqtarët e apelit




Skip to toolbar