Propozimi për aplikimin e sistemit danez, Hajdari: Të mos mbyllet mbledhja e Këshillit Politik pa përmbushur këto kërkesa

AKTUALITET


Deputetja e PD Rudina Hajdari me anë të një statusi në FB shkruan se nuk duhet q ëtë mbyllet mbledhja, pa u përmbushur një sërë cështjesh.

Hajdari shprehet se duhet që të vendoset për sistemin zgjedhor, përr teknoligjinë në zgjedhje, administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore si dhe për Kolegjin Zgjedhor.


Postimi i ish deputetes Rudina Hajdari:

Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;

Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.




Skip to toolbar