Protesta/ Berisha dhe Meta bashkë para Kryeministrisë

Më të fundit


Opozita po mban protestën e paralajmëruar prej disa ditësh. Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar. Në këto momente po flasin politikanë, ërfaqësues të shoqërisë civile, fermerë, të papunë e studentë. Ndërkohë që pritet që fjalimet e fundit të jenë të Sali Berisha dhe Ilir Metës, të cilët janë krah njëri-tjetrit para Kryeministrisë. Mësohet se për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 efektivë të policisë. Ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe forcat FNSH të cilat do të ndërhyjnë vetëm nëse do të jetë e nevojshme.

“Fuqia e qytetarëve është gjithçka. 10 vite ishim më shumë se shumë për të kuptuar se kush fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Jemi aty për t’iu bashkuar prindërve të fëmijëve që shpirtziu i mbylli shkollën. Kush na dëgjon dhe s’ka ardhur ende, të dalë atje. Ky është regjim shpirtzi”, tha kryetari i Partisë së Lirisë.


I pyetur për ndonjë skenar për protestën Meta tha se qeveria të mos provokojë.

“Ju e shikoni se sa paqësore dhe demokratike është atmosfera. Askush nuk duhet të guxojë nga qeveria të provokojë qytetarët”, tha Meta.

“Si mund të bëhet kjo pyetje për një njeri që në këto 10 vite ka bërë të kundërtën e oremtimeve që erdhi në pushtet. Si mund të kesh bashkëpunim demokratik kur ai i ka vënë kazmën demokracisë”, tha ai.




Skip to toolbar