Protesta e Berishës për TikTok/ Doktori thërret të rinjtë para Kryeministrisë, shumë pak pjesëmarrës

AKTUALITET


Edhe pse ka kaluar ora e nisjes së protestës, të paktë janë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të protestuar kundër mbylljes së TikTok.

Vetë Berisha nuk do të mbajë fjalën të protestës, teksa fjalën do e kenë të rinjtë.

“Ka një vendim zyrtar të qeverisë javën e kaluar për mbylljen e TikTok, por ky vendim ende nuk është zbatuar. Megjithatë, opozita është e vendosur, kjo është protesta e parë e opozitës pas nxjerres së listës së kandidatëve për deputetë. Deri tani nuk shohim shumë qytetarë në protestë, më shumë janë militantë. Ka pasur edhe udhëzime te PD për ta organizuar këtë protestë, por më shumë ka qenë detyrë e forumit rinor. Berisha ka kërkuar që të ketë të rinj dhe përdorues të TikTok. Sapo ka mbërritur edhe kryedemokrati Berisha. Vetë Zoti Berisha nuk do flasë, por do ua lë radhën të rinjve.”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Andon Kello./abcnews.al



Skip to toolbar