Protesta e PD, ndryshon orari i seancës për shkarkimin e Metës

AKTUALITET


Kuvendi njofton se seanca parlamentare e së hënës ku pritet miratimi i raportit të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Meta do të zhvillohet në orën 17.00 të ditës së hënë dhe jo në orën 18.00 kur ishte parashikuar të mbahej.

Kjo për shkak të zhvillimit të protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 20.00 po në të njejtën ditë, pra të hënën më 8 korrik.

Për të shmangur një sulm të mundshëm ndaj deputetëve, Kuvendi ka marrë këtë vendim.

Ditën e hënë pritet që Kuvendi të votojë ngritjen e komisionit hetimor për Presidentin. Komisioni ka në fokus hetimet nëse kreu i shtetit e ka shkelur Kushtetutën përmes dekreteve dhe çdekreteve të tij për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Ndërsa partitë e opozitës do të protestojnë për zgjedhjet e 30 qershorit. Basha bëri thirrje për protestë paqësore. Madje ftoi qytetarët që në protestë të marrin edhe fëmijët. Krejt ndryshe nga thirrjet për kryengritje të Berishës një ditë më herët nga selia blu ku dy liderët u shfaqen me qëndrime krejtësisht të kundërta.



Skip to toolbar